Edgar



Mosha: 52 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Statusi civil: I divorcuar

Arsimi: I lartë

Profesioni: Inxhinier elektrik

Hobi: Poezia, muzika, filmat, librat

Edgari është banori më i madh në moshë që ka hyrë deri tani në shtëpinë e Big Brother. Për të mosha nuk ka kurrëfarë rëndësie, pasi ai në shpirt ndihet shumë i ri dhe këtë e reflekton edhe në llojin e jetës që bën, gjithnjë prezent nëpër ambiente festash apo lokale të muzikës live.

Edgari ka jetuar në Tiranë deri në moshën 9 vjeçare, pasi në vitin 1969 detyrohet të shpërngulet familjarisht në Elbasan për shkaqe të regjimit. Në Elbasan kaloi 13 vjet të jetës, periudhë që nga e cila ka mbartur shumë kujtime. Me ndryshimin e sistemeve, Edgari emigron në Itali ku jeton deri në vitin 2004, vit kur divorcohet nga gruaja me të cilën ka një djalë, tani 22 vjeçar, futbollist i kategorisë së parë në Poloni. Djali i tij quhet Edgar Junior dhe është një ndër krenaritë e Edgarit. Aktualisht Edgari po jeton një bashkëjetesë të lumtur.

Megjithëse profesioni i tij është Inxhinier Elektrik, të cilin e ka ushtruar për vite me rradhë, Edgari për momentin punon si Moderator në një televizion privat. Është i apasionuar pas çdo forme arti. Shkruan poezi por kurrë nuk ka patur dëshirën për t’i botuar.

Hyn në Big Brother:

Sepse është njeri që i pëlqejnë sfidat dhe Big Brother-in e sheh si një terren të ri për t’u eksploruar dhe sfiduar!

Social Profiles