Anila



Mosha: 20 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Statusi civil: Beqare

Arsimi: I lartë

Profesioni: Studente

Hobi: Kërcimi, muzika, udhëtimet

Anila është diplomuar për Agro-Biznes në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku njëkohësisht po ndjek edhe studimet Master në të njëjtën degë. Është shumë e dhënë pas studimeve dhe pasi të diplomohet do të dëshironte të ndiqte një fakultet të dytë në degën e Psikologjisë. Por veç shkollës Anila ka edhe një pasion që e ka shoqëruar që nga fëmijëria, kërcimin. Që në fillore ka qenë pjesë e grupit të fëmijëve në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve. Megjithësi i pëlqente shumë, Anila hoqi dorë për t’iu përkushtuar studimeve.

Jeta e saj është ajo e një 23 vjeçare me shumë ëndrra, pavarsisht se nuk është rritur në një familje si gjithë të tjerat. Jeton vetëm me mamanë dhe gjyshërit që kur ishte 2 vjeç. Nuk e njeh të atin dhe nuk ka kontaktuar kurrë me të. Gjithashtu ka dhe një vëlla me të cilin po ashtu nuk ka asnjë kontakt. Megjithatë të gjitha këto vështirësi duket se e kanë më të fortë dhe mbi të gjitha optimiste dhe shumë të vendsosur për t’ia dalë mbanë në çdo rast.

Ëndrra e saj më e madh është të shkojë në Amerikë për të jetuar dhe nëse do ketë edhe pak fat, të bëhet e famshme në botën e televizionit.

Hyn në Big Brother:

Është ndër të paktat konkurrente që e pranon hapur se qëllimi kryesor i ardhjes në Big Brother është fitimi i çmimit të madh, të cilin Anila do ta përdorte për t’i siguruar vetes dhe nënës së saj një shtëpi të tyren të cilën deri tani nuk e kanë patur kurrë.

Social Profiles