Françeska e komplimenton Edin për qetësinë e tij dhe shton se konkurentët e tjerë krijojnë debate dhe e humbasin veten. Edi përgjigjet se në të vërtetë atij i pëlqen të ketë diskutime me njerëzit e të debatojë, por jo në mënyrën tendencioze që bëjnë konkurentët për të bërë që ai të bjerë viktimë. Françeska shprehet se mendon që Edi do të dëshironte të shkonte në nominim, për të krijuar situata, ndërsa për veten shton që nuk i pëlqen të jetë e nominuar. Edi përgjigjet se nuk e ka menduar këtë aspekt të nominimit, e shprehet se konkurentët që i duken të panevojshëm brenda shtëpisë, do t’i nominojë.
Françeska shprehet se Edi është natyrë që do të fitojë mes të fortëve dhe takon duart me të. Edi përgjigjet se në kur shikon një personazh të fortë që sulmohet, ka dëshirë të qëndrojë në lojë, në të kundërt, kur është një konkurent i dobët, nuk është i interesuar. Françeska i jep të drejtë Edit në këtë gjykim të tijin.
Më pas, të gjithë banorët mblidhen në kuzhinë ku Françeska i kërkon Metiti që t’i shtrydhë një limon. Meti pohon e Françeska thotë pranë Ermalit: “Në fakt, duhet të ma bëjë i dashuri limonin, por meqë ai nuk e bëri, po ia kërkoj Metit”. Ermali nuk reagon fare ndaj kësaj shprehje të Françeskës. Kjo e fundit thotë përsëri në drejtim të Ermalit: “Ti e di që zemra ime të përket ty”.