Wednesday, February 29, 2012

Françeska flirton me Liamin

Liami e pyet Françeskën nëse ka të dashur jashtë shtëpsisë dhe ajo mohon që të ketë. “Kur e ke lënë, dy javë para se të hyje këtu?”, i thotë duke qeshur Liami. “Nuk kam pasur asnjëherë”, përgjigjet Françeska dhe qesh. “Femrat gjithmonë tërhiqen më tepër nga ‘maskarenjtë’”, shprehet Françeska, e cila i bën të dy djemtë të shikojnë nga njëri-tjetri. “Edukatën nuk e vlerëson njeri; femra do atë që tallet me të”, vazhdon të thotë Françeska. Flori ia sqaron, duke i thënë se ka dy lloj femrash. Pastaj ai devijon, duke ia bërë me shenjë Liamit dhe thotë se femrat e këqia lidhen me djemtë e mirë dhe anasjelltas. “Pse s’thua që u dashka të lidhem me ty unë!”, shprehet Françeska, ndërsa djemtë qeshin.

Liami thotë se i flihet dhe po mendon që të shkojë në krevat, ndërsa Françeska vazhdon me “ngacmimet’ e saj, duke i thënë: ”Më prit”. Françeska thotë se ka vënë re që Liami e do shumë si shoqe, por ai ia kthen, duke i thënë se nuke shikon si asgjë më shumë se një banore të shtëpisë, që nuk ka as një javë që e njeh. “Më vonë do të kesh synime për mua”, shprehet Françeska, por Liami e mohon të jetë e vërtetë. “Ti e di që unë ty s’dua të të nominoj”, shprehet ajo, duke ndryshuar herë pas here temë. “Më nihmon nëse e bën”, thotë Liami. E më pas flasin për avantazhet e të qenit i nominuar.

Ndërsa banorët e tjerë improvizojnë lojëra të ndryshme.

Social Profiles