Meti



METI

Mosha: 23 vjeç

Vendlindja: Prishtinë

Vendbanimi: Prishtinë

Statusi civil: Beqar

Arsimi: I lartë

Profesioni: Model, Futbollist

Hobi: Vallëzimi, muzika popullore, basketbolli.
>Meti vjen nga Prishtina dhe është student në Insititutin e Fizkulturës, Universiteti AAB. Është shumë i lidhur me familjen e tij, pasi është më i vogli nga 5 motra dhe 3 vëllezër, ku të gjithë janë të martuar. Jeton vetëm me mamanë dhe një nga vëllezërit e tij, pasi babai është ndarë nga jeta prej disa vitesh për shkaqe shëndetësore. Ka patur një fëmijëri jo shumë të lehtë, ka nisur të punojë që herët si shitës cigaresh, librashitës, etj. Më pas ka nisur karrierën si futbollist në shumë ekipe të Ligës së Kosovës, ku vazhdon të angazhohet ende. Një tjetër pasion i Metit është bota e modelingut. Për një kohë të gjatë ka punuar edhe si fotomodel dhe është shfaqur në shumë reklama e billborde.

Marrëdhëniet me femrat i ka shumë të mira dhe beson se sekreti për këtë nuk është vetëm aspekti fizik, por edhe sensi i tij i humorit. Pjesën më të madhe të kohës e kalon me shoqet e të dashurat.

Hyn në Big Brother:

Pasi mendon se kjo është mënyra më e mirë për t’u promovuar edhe më tej në botën e modës.

Social Profiles