Franceska



Mosha: 19 vjeç

Vendlindja: Vlorë

Vendbanimi: Vlorë

Statusi civil: Beqare

Arsimi: I mesëm

Profesioni: Maturante

Hobi: Fotografia, udhëtimet

Françeska është banorja më e vogël në shtëpinë e Big Brother-it, por ka sjellë me vete një valixhe të madhe me përvoja dhe ëndrra për të ardhmen. Aktualisht është maturante në një shkollë private në Vlorë, ku jeton me prindërit dhe motrën e saj më të madhe. Lidhjen më të ngushtë e ka me babain, i cili e merr pas vetes në çdo punë që kryen me biznesin e tij privat.

Veç jetës normale të një adoleshentje, Françeska ka një eksperiencë gati 3 vjeçare në fushën e modës e të konkurseve të bukurisë. Kur ishte vetëm 16 vjeç merr pjesë në një kompeticionin “Next Top Model” dhe në 2011 konkurron në spektaklin “Miss Shqipëria”, ku kurorëzohet me çmimin “Miss Press”. Pas Miss Shqipërisë, Françeska përzgjidhet të përfaqësojë vendin tonë në një konkurs ndërkombëtar në Kinë (Xian), i quajtur “Miss Toursim Queen International”, ku mes 100 vajzave nga e gjithë bota ajo kualifikohet tek 20 më të mirat.

Dëshirat e saj të momentit lidhen me shkollën e lartë dhe karrierën e saj të mundshme si një juriste apo gjykatëse e zonja.

Hyn në Big Brother:

Jo vetëm për çmimin e madh, por edhe për të krijuar njohje e lidhje të reja.

Social Profiles