Erion



Mosha: 24 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Statusi civil: Beqar

Arsimi: I mesëm

Profesioni: Barist

Hobi: Koktejlet, jeta e natës, muzika

>Që në moshën 3 vjeçare largohet në Greqi së bashku me familjen dhe fillimisht vendosen në Korfuz ku jetojnë deri në vitin 1997. Më pas transferohet në Athinë për të vazhduar shkollën e mesme për Informatikë dhe për të nisur studimet e larta për Art-Desing të cilat nuk ka arritur t’i përfundojë. Vitet në emigracion për Erionin kanë qenë të lumtura, megjithëse nuk kanë munguar vështirësitë. Nga Greqia ka marrë jo vetëm miqësinë e ngushtë me familjen që i ka mikëpritur gjatë viteve të para, por ka fituar edhe një profesion të cilin ai e dashuron, atë të baristit. Ajo që i pëlqen më shumë tek puna e tij është komunikimi me njerëzit dhe njohja me femrat, me të cilat ka marrëdhënie shumë të mira.

Ngjarja që i ka ndryshuar totalisht jetën ka qenë humbja e parakohshme e mamasë së tij, para një viti. Ka qenë një moment i vështirë të cilin Erioni arriti ta përballonte vetëm falë mbështetjes së babait. Kjo është dhe arsyeja që ai rikthehet në Tiranë pas kaq shumë vitesh, për të qëndruar pranë babait të tij dhe për menduar për një të ardhme në vendin e tij.

Hyn në Big Brother:

Për të provuar emocione të reja dhe për të krijuar njohje të reja që do ta lidhnin edhe më shumë me Shqipërinë.

Social Profiles