Home » » Françeska “ngacmon” Liamin: “Liami s’do që të flejë me mua”
Françeska “ngacmon” Liamin: “Liami s’do që të flejë me mua”
Teksa vazhdon biseda në sallon, atje shkon edhe Françeska e cila fillon të hedhë batuta me Liamin. “U fikën dritat?”, e pyet Liami, ndërsa ajo ia kthen duke thënë: “Po të ishin fikur, do të isha diku tjetër” dhe qesh, duke e pasur fjalën për Ermalin. Flori e pyet se me cilin nga banorët ka fjetur mbrëmë dhe ajo thotë duke e parë në sy Liamin: “Me Liamin”. “Nuk ia ke arritur atij qëllim, se kur t’ia arrish do të të them ‘bravo të qoftë’”, shprehet Liami. Kurse Françeska e shikon me dyshim.
Batutat midis tyre vazhdojnë, ndërsa Françeska pranon që nuk është e lidhur me Ermalin, por vetëm fle me të. “Ermali e kupton dhe fle me të, ti Flori s’e kupton”, shprehet me Ironi Liami, ndërsa Françeska i përgjigjet: “Dhe Liamin që e kuptoj unë, ai s’do që të flejë me mua” dhe qesh.
Të tre banorët bëjnë shaka me njëri-tjetrin për disa minuta.