Home » » Erioni dhe Ermali komentojnë daljen e Klaudjas; Genta e Edgari: “Anila po qëndronte në BB prej Klaudjas”
Erioni dhe Ermali komentojnë daljen e Klaudjas; Genta e Edgari: “Anila po qëndronte në BB prej Klaudjas”
Ermali dhe Erioni rrinë afër njëri-tjetrit dhe fillojnë të diskutojnë për daljen e Klaudjas dhe për gabimin që ajo ka bërë. Ermali thotë se e ka këshilluar shpesh që të mundohej të qetësohej, por Klaudja nuk i ka vënë veshin. “Mbylle se kjo është thikë me dy presa, i thosha”, shprehet Ermali. Erioni mendon se dhoma e rrëfimit për ta ka shërbyer si ngushëllim dhe se atje i ka shprehur të gjitha e kjo gjë i ka ulur shumë pikë. Ermali mendon se Klaudja duhet që ta justifikonte si strategji të lojës, të gjithë sjelljen e saj të papëlqyeshme. Djemtë hamendësojnë se çfarë gjë mund të ketë ndikuar aq shumë te Klaudja, saqë bëri që të vendoste të dilte nga shtëpia.
Edgari qëndron afër Gentës e të dy diskutojnë për daljen e Anilës dhe Klaudjas nga shtëpia. Genta mendon se në shtëpi ka më shumë buzëqeshje me daljen e dy banoreve, gjë të cilën e mbështet edhe Edgari. Genta thotë se Anila vazhdonte që të qëndronte në shtëpi, vetëm prej Klaudjas dhe me daljen e saj, qëndrimi i Anilës në shtëpi do të ishte pa vlerë. Edgari e mbështet mendimin Gentës, duke thënë se këtë gjë e ka thënë kohë më parë. Ai shton se veç Anilës edhe Arbri ka ndikuar te Anila, duke e bërë atë që të kishte vëmendjen e publikut. Por Edgari mendon se Anila po bëhej e lodhshme pasi luftonte me të njëjtat gjëra. “Le të rrinte sa të donte se do ta haja të gjallë”, shprehet Edgari.
Atje shkon Graciano dhe të tre diskutojnë për kënaqësinë që po ndiejnë duke festuar së bashku.
0 comments:
Post a Comment