
Mosha: 20 vjeç
Vendlindja: Selanik
Vendbanimi: Tiranë
Statusi civil: Beqar
Arsimi: I lartë
Profesioni: Student
Hobi: Kërcimi, muzika
Graciano ka nisur të kërcejë që në moshën 4 vjeçare, duke u angazhuar fillimisht në grupet e fëmijëve në Pallatin e Pionierëve, më pas duke ndjekur edhe Shkollën e Baletit. Pasionin e madh për baletin, po e vazhdon duke studiuar për Koreografi në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Ka kaluar një fëmijëri jo shumë të lehtë e megjithatë të lumtur, duke u rritur vetëm me mamanë dhe gjyshen e tij, pasi prindërit i divorcohen që kur ishte shumë pak muajsh. Megjithatë Graciano ruan një marrëdhënie shumë të mirë me babain e tij i cili jeton jashtë Shqipërisë.
Momentalisht ai jeton me gjyshen, mamanë, bashkëshortin e saj dhe motrën e vogël 7 vjeçare. Marrëdhënien me njerkun e ka jashtëzakonisht të mirë. Ai e ka ndihmuar dhe mbështetur në shumë momente të jetës.
Ëndrra më e madhe e tij është të bëhet pjesë e botës së televizionit. Të ardhmen e projekton si një balerin profesionist.
Hyn në Big Brother:
Sepse është një përvojë unike që e entuziasmon jashtëzakonisht. Është një ëndërr që Graciano e ka patur që në adoleshencë dhe më në fund po e sheh të realizuar.