Latest Post

Monday, October 22, 2012

Sonte fillon VIP Shpija

|0 comments
Vip ShpijaSonte me fillim nga ora 21:00 do të fillojë edicioni i tretë i VIP Shpija, reality shou që këtë herë vjen shumë i veçantë – për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
VIP Shpija kësaj radhe për shkak të edicionit shumë të veçantë në nderë të 100 vjetorit të pavarësisë tonë, ka menduar shumë befasi. Duke filluar nga nata e parë, formati në kualitetin më të lartë do të jetë i mishëruar në atraktivitetin që do të ofrojnë banorët dhe vet shtëpia më e madhe në trojet shqiptare.
Evenimenti do të jetë produkt i DigitAlb dhe do të mund të shikohet në kanalin e veçantë për këtë reality shou, ndërsa çdo javë spektakli vetëm sa do ta kurorëzojë organizimin e jashtëzakonshëm nën prezantimin e Albana Osmanit.
Gjithçka është gati – banorët mezi po presin të fillojnë aventurën e tyre, ndërsa kush do të jenë opinionistët dhe se çfarë pritet të ndodhë sonte, qëndroni me ne apo me kanalin e veçantë për të mësuar gjithçka. Mos e humbisni, mbrëmja sonte do të jetë shumë spektakolare...

Saturday, May 5, 2012

Babai I Ermalit: S’fusim Në Shtëpi Të Panjohur! S’dimë Asgjë Për Françeskën

|0 comments
Babai i Ermalit, banorit të Big Brother Albana 5 ka komentuar së fundi atë çka ndodhi një javë më parë kur thuajse u zyrtarizua lidhja mes Françeskës dhe Ermalit dhe babai i vajzës hyri nështëpi duke takuar “dhëndrrin”. “Nuk preferoj të shfaqem e të përzihem në punët e djalit. Preferoj të qëndroj në pritje, deri në marrjen e vendimeve nga vetë ai… Mendoj se përveç parave në ditët që jetojmë njeriu ka nevojë për njeriun. Unë personalisht jam për ndjenjën”, u shpreh Agim Merdani, babai i Ermalit për Panoraman.
Më tej ai thotë se “nëse do diskutohet për lidhje serioze, unë do filloj kërkimet për gjithçka. Duhet t’i njohim fisin dhe të gjithë. Do ta njoh mirë me rrënjë e dhëmballë. Deri tani konsiderohet krushqi e panjohur ajo e jona me kafe, por s’besoj se do afrohemi aq shumë. Do e respektojmë si të dashurën e tij, por ama edhe takimi ynë me Françceskën nuk do ndryshojë asgjë. Nuk është e thënë që pasi t’i takojmë, lidhja mes tyre të konsiderohet familjare. Ne do të kërkojmë të dimë më shumë për atë vajzë, nëse Ermali do vendosë ta sjellë në shtëpi”.

Ish-banorët e “Big Brother 5″, njëzëri: Genta duhet të dalë jashtë

|0 comments
Ish-banorët e “Big Brother 5” kanë dhënë opinionet e tyre se cili nga dy të nominuarit e kësaj javë duhet të lërë shtëpinë. Thuajse njëzëri ata kanë qenë për largimin e Gentës dhe vetëm Klaudia dhe Meti kanë qenë me idenë që të dalin të dy jashtë. Sipas mendimeve të tyre dhe lojës e së cilës ata kanë qenë pjesë, qëndrimin në shtëpi më shumë e meriton Graciano, ndërsa për Gentën janë shprehur se s’ka çfarë të japë më brenda, ndaj duhet të jetë ajo që do të lërë garën.
Anila: Duhet të dalë Genta, mendoj, sepse unë e kam shumë përzemër Gracianon. Ai i ka dhënë shumë shtëpisë nga vetja dhe mendoj se duhet të jetë ai që të vazhdojë garën. Plus kësaj, unë flas pak emocionalisht për shkak të miqësisë që kam me të.
Vlash Martika
Mendoj se do të dalë Genta. Ka disa javë që ka përfunduar loja e saj dhe nëse është akoma brenda, sipas meje është vetëm çështje fati, pasi shumë javë ka qenë në imunitet dhe kurrë e nominuar.
Edgari: Duhet të dalë Genta, sepse është bërë ripërtëritëse dhe nuk ka dhënë asnjë risi përveç risisë së parë, veç fillimit. Për mua është duke u shkuar nga mbrapa të tjerëve, ndërsa Graciano është më aktivi aty brenda vetëm kundër të gjithëve, është më vlera brenda. Duhet të dalë Genta.
Doloreza: Në fakt mendoj se nga kjo dyshe duhet të dalë Genta, sepse Graciano është më aktiv dhe i ingranon banorët. Pa pasur asgjë me Gentën mendoj se ajo është shumë pasive, ndaj duhet të jetë ajo që të lërë shtëpinë.
Ermira: Sikur të dalin të dy mirë do ishte. Besoj se edhe mund  të dalin të dy nesër, duke bërë llogaritë se në finale shkojnë vetëm 4 banorë. Nuk do të jetë çudi.
Meti: Mendoj se duhet ta lënë të dy shtëpinë. Si njëri, si tjetri njëlloj janë për mua.
Floriani: Duhet të iki Graciano, sepse ka ndenjur mjaftueshëm dhe nuk ka bërë asgjë tjetër veç rolit të papagallit. Të njëjtat gjëra që dëgjon, i përsërit. Jo se Genta po shfaq ndonjë gjë më shumë, por është pak më mirë se ai.
Klaudia: Të dalë Graciano më mirë, sepse më erdhi keq për fotot e Gentës.

Friday, May 4, 2012

Gerta dhe Genta zihen per banalitete

|0 comments
Gerta i thotë Gentës se përse nuk reagon ajo kur i sheh gjërat në klip dhe Genta i përgjigjet “sepse e dija, e kisha diskutuar me Françeskën më parë, ndërsa me ty nuk më intereson fare sepse nuk të konsideroj asgjë”. Gerta qesh dhe më pas fillon të debatojë me Gentën.

Geri i thotë Gentës “ti je më e ulët sepse unë nëse s’do të ishim këtu nuk do të flisja fare” dhe më pas ato fillojnë të kapen me gjëra banale dhe jo për lojën. Françeska i këshillon të dyja vajzat që të mos kapen me vogëlsira, por të debatojnë për lojën. Gerta i thotë Gentës “je shumë banale në të folur” dhe Genta ia kthen “unë jam banale në gojë, ti je banale në veprime”.
Vajzat debatojnë për një kohë të gjatë duke ngritur zërin. Genta thotë Gerit “je zero për lojë, mua nuk më vjen as te gjuri”. Kështu për disa minuta me radhë dy vajzat debatojnë duke u munduar që të ofendojnë sa më shumë njëra-tjetrën. Geri i thotë Gentës se ajo nuk di të mbajë inat dhe sapo debaton me dikë, shkon dhe e puth pas dy minutash. Genta i përgjigjet se ajo nuk ka puthur asnjeri pas dy minutash dhe shprehet “se unë jam njeri i dashur, e ti je dhi, është punë për ty ajo”.
Vajzat kapen me ironi dhe mundohen që të prekin njëra-tjetrën, ndërsa Graciano dhe Françeska i këshillojnë që të kapen për gjëra reale dhe jo me vogëlsira.
Genta-Gerit “Liami të ka hedhur trutë e gomarit e ti s’e kupton. Të kanë bërë lavash truri”
Gjatë kohës që diskutojnë për grupet Ermali i drejtohet Gertës dhe i thotë se si ka mundësi që ajo u afrua aq shumë me Liamin dhe arbrin nëse nuk do të kishte qenë në mes interesi që ka për të qëndruar në shtëpi. Geri nuk e pranon atë që thotë ai dhe i përgjigjet se ajo vuri re se gjatë javëve të para banorët nuk e afronin dhe merr si shembull Gentën.
Gerta i thotë Gentës se ajo i vendoste barriera komunikimi, por Genta nuk e pranon. “Tani më thua je zero, kur e kuptove këtë” i thotë Geri Gentës. Midis dy vajzave lind përsëri debat ku ato kapen edhe me shprehjet e thëna gjatë debatit të mëparshëm. Në një moment Genta i thotë Gertës se nëse do të dëgjonte ato që Gerta thotë për të, do të dilte vetë nga shtëpia, pa pritur nominimin dhe votat e publikut. Geri e ofendon Gentën duke i thënë se atë e kanë përdorur në lojë dhe se tashmë loja e saj ka marrë fund dhe duhet të dalë nga shtëpia. Edhe Genta kapet me të për lojën dhe i thotë se në këtë mes është Geri ajo është personi të cilën e kanë përdorur më shumë për lojë.
Genta i referohet fjalëve të Liamit i cili i ka thënë Gerit se ajo e tani meritojnë të shkojnë në finale dhe kjo do të ndodhë sepse sipas tij ata janë mjaft aktivë në shtëpi. këtë shprehje Liami ia ka thënë edhe Banorëve të tjerë ndër të cilët edhe Vlashit e tashmë Genta ia thotë këtë gjë Gertës. Ajo i thotë se Liami e ka mashtruar me këtë gjë dhe se është munduar që t’i mbush mendjen për shumë gjëra të tilla. “Të ka hedhur trutë e gomarit, po ti s’e kupton” i thotë Genta Gertës. Genta vazhdon më tej duke i thënë Gertës “ty të kanë bërë lavash truri, sinqerisht më vjen keq për ty”. Gerta i thotë “duhet të dalësh, je e lirë të ikësh” dhe Genta i përgjigjet “je shumë e vogël për të thënë gjëra të tilla”.
Kështu për një kohë të gjatë dy vajzat debatojnë me tone të larta, ndërsa Ermali përpiqet që t’i qetësojë duke u thënë se secili në shtëpi ka riskun e vet. 

Anila dhe Albulena komentojne banoret e BB5

|0 comments
Vajzat që ishin në “Big Brother 5”, Anila dhe Albulena, kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë reality-shou në programin e natës në Top Kosova Radio.
Kanë krijuar shoqëri në këtë spektakël dhe vazhdojnë ta forcojnë, pasi vajza nga Tirana, Anila, është dashuruar kaq shumë me Prishtinën dhe kishte ardhur për të kaluar disa ditë te familja e Albulenës, ndërsa kanë realizuar edhe disa foto nga fotografi i njohur, Arbër Hoxha, të cilat po komentohen shumë, ndërsa kjo që shihni është ekskluzive vetëm për gazetën tonë.

Do ta mbajnë mend si një eksperiencë  të bukur BB5, por pranojnë ato që aty brenda të gjitha vajzat kanë qenë pak dembele. Por, si i komentojnë vajzat simpatike banorët e tjerë të këtij reality-shou, kur ne i kemi pyetur se në BB5 vajzat duhet të ishin deri në finale, për arsye se…
Françeska
Anila: Megjithëse shquhem për të folur fjalë të mira e jo të këqija për to. Françeska është një vajzë simpatike, kaq.
Albulena: Për moshën që ka, 18 vjeçe, është më shumë e pjekur dhe ka edhe bukurinë e saj.

Ermali
Anila: Sepse me Ermalin shkoja mirë.
Albulena: Kam pasur raporte të mira unë me të dhe e shikoj në finale.
Erioni
Anila: Ka shumë për të folur, pasi ne jemi ofruar edhe me familjarët e tyre dhe kemi respekt tashmë edhe në familjen e Erionit.
Albulena: Erioni ka një lojë të tillë, ai e bën lojën shumë më ndryshe se të tjerët dhe këtij ia uroj finalen.
Arbri
Anila: Është një gjë që e karakterizon Arbrin, sasia e fjalëve që ai flet në sekondë. Edhe kjo e ka ndihmuar.
Albulena: Normalisht e përkrah dhe uroj që për herë të parë një banor nga Kosova të jetë në finale, pse jo.
Meti
Anila: No koment, shyqyr m’u dha rasti.
Albulena: Çfarë të të them?
Liami
Anila: Po të isha në vendin e tij, shumë gjëra që ai i bën nuk do t’i bëja.
Albulena: Që në momentin e parë që e kam takuar kam thënë se është lojtar i fortë dhe mund të jetë edhe ky fituesi, bravo i qoftë për lojën.
Genta
Anila: Edhe unë mendoj si Lena, se me ato që flet ka arritur.
Albulena: Me ato batutat e saj ka arritur deri këtu.
Edgari
Anila: Kemi krijuar shoqëri më shumë jashtë kur dolëm.
Albulena: Mendoj se është njeri i mirë dhe i fortë dhe vazhdoj ta forcoj shoqërinë me të.
Graciano
Anila: Komentet më të mira dhe ta fitojë, pse jo.
Albulena: Me dëshirë ia uroj Gracianos.
‘Big Brother Albania’
Anila: Duhet t’i kushtojë rëndësi njerëzve që janë të drejtë dhe përcjellin drejtësi te publiku.
Albulena:  ‘Like’ e ka Anila.

Françeska rrefen te pathena per…. babain dhe mamane e saj

|0 comments
Françeska tregon historine e familjes se saj, te cilen nuk e ka treguar me pare. Ajo tregon se babi i saj eshte rritur prane familjes se tij deri ne moshen 8-vejçare, por me pas per shkak te semundjes dhe me vone vdekjes te se emes, e me vone te se atit, per shkak te pijes se tij, te afermit kane qene te detyruar qe ta futin ne jetimore. Françeska tregon se vite me vone, i ati e ka njohur nenen e Françeskes ne jetimoren e qytetit te Vlores, ku me vone dashuria e tyre u kurorezua ne martese. Ajo thote se martesen e tyre e ka organizuar jetimorja.
Me pas ata flasin per femijet jetime ne Shqiperi dhe kushtet e jetimoreve. Françeska nuk e justifikon dot faktin qe nje nene te braktise femijen e saj ne ditet e sotme, pasi sipas saj, edhe nese ndodh nje fatkeqesi ne jete, nena ka mundesi qe ta rrite e vetme femijen.
Me vone ata flasin per azilin e pleqve dhe per njerezit qe i çojne prinderit e tyre ne pleqeri ne azil pleqsh. Françeska thote se nese kushtet jane te mira, kjo mund te jete nje zgjidhje shume e mire. Graciano thote se ndonjehere te detyrojne kushtet, por ai s’do ta çonte kurre te emen ne azil. Ndersa Genta e quan gjest shume te ulet kete veprim. Arbri shprehet se nuk mund ta bente nje gje te tille asnjehere, edhe nese bashkeshortja e tij nuk do te ishte dakord.
Me pas ata tregojne histori, ku njerezit kane qene te detyruar apo kane zgjedhur vete qe te bejne zgjedhje te tilla. Biseda mes tyre vazhdon edhe per disa minuta.

Klaudja e “BB5”: Erioni do sqarohet me mua para se të shkojë në Greqi

|0 comments
Të gjithë tashmë janë bërë kuriozë se si do shkojë marrëdhënia e tyre, por për këtë na duhet të presim përfundimin e ‘reality show-t’. Klaudja nuk foli shumë atë natë gjate takimit me Erionin ne shtepine e BB, dhe nuk arritëm ta kuptonim qartë se çfarë ndjente ajo në të vërtetë. Këtë do ta zbulojmë sot nëpërmjet kësaj interviste.

Je larguar për në Itali. Ka ndonjë arsye të veçantë apo kishe nevojë për qetësi?Jo, nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Kisha vetëm nevojë për pak qetësi dhe më kishte marrë malli për familjen time sepse nuk kisha qëndruar kurrë kaq kohë pa i parë.
Ideja e takimit me Erionin ishte e jotja apo e produksionit?
Ishte ide e imja. E kisha të nevojshme të flisja me Erionin.
Pse vendose ta takosh? Nuk prisje dot derisa ai të dilte?
Nëse nisi diçka, nisi aty brenda dhe po aty brenda doja t’i jepja fund. Nuk prisja dot sepse Eri mund të shkojë edhe në finale. Është shumë kohë një muaj.
Çfarë ndjeve kur e kishe përballë? Të kishte marrë malli?
Nuk mund të them që më ka marrë malli, por nuk e kuptova as vetë pse pata një bllokim në një moment të caktuar.
Pavarësisht fjalëve që të tha, ti beson se Erjoni ndjen për ty?
Nuk di të them nëse është ndjenjë. Megjithatë nuk është se ai nuk dha asnjë lloj reagimi ndaj meje. Kjo u duk qartë.
Po ti çfarë ndjen për të?
Të them të vërtetën as vetë nuk e di së çfarë ndjej.
Do e presësh?
Do e pres për një sqarim të mëtejshëm meqë Eri këto ditë ka thënë që sa të dal dua të flas me Klaudjën. Për gjëra të tjera nuk besoj se mund të ndodhë diçka. Megjithatë “Kurrë mos thuaj kurrë”.
Po nëse ndërkohë ai del dhe pasi sqaron lidhjen e tij vendos të rrijë me ty do e pranosh?
Jo. Jo pasi të sqarohet me personin tjetër. Duhet të vendosë përpara. Unë nuk kam pritur asnjeri në të tilla raste, dhe aq më pak do pres Erin.
Po me babain e Erjonit pas të shtunës je takuar? Çfarë biseduat?
Nuk kemi folur shumë. Thjesht u përshëndetëm.
Vazhdon ta ndjekësh “Big Brother”?
Kur kam kohë të lirë po e ndjek se emri im vazhdon të përmendet nëpër shtëpi ca si shumë dhe jam kurioze të dëgjoj çfarë thonë (qesh).

Social Profiles