Liam



Mosha: 33 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Këln (Gjermani)

Statusi civil: I divorcuar

Arsimi: I lartë profesional

Profesioni: DJ

Hobi: Futbolli, basketbollin, notin dhe ping-pongun.

Liami është lindur e rritur në Tiranë ku ka jetuar deri në vitin 1998, vit kur u nda për një kohë të gjatë nga Shqipëria. Ka jetuar një vit në Itali, më pas është shpërngulur familjarisht në Turqi për 4 vite, ku ka bërë punë nga më të ndryshmet. Rikthehet në Shqipëri për një kohë të shkurtër, ku hap një butik rrobash në zonën e ish-Bllokut. I pakënaqur me jetën në Shqipëri, në vitin 2005 Liami vendos të largohet sërish, kësaj here drejt Këlnit. Aty ka kryer një kurs intensiv, i cili e ka formuar dhe specializuar për sterilizimin e instrumentave të operimit, një fushë që nuk lidhet drejtëpërdrejt me mjekësinë. Profesioni që ushtron aktualisht nuk ka fare lidhje me formimin e tij. Prej 3 vjetësh punon si DJ në klubet dhe diskotekat më në zë të Këlnit. Luan rrymat minimal, tech-house dhe techno. Aktivitetin e tij e ka shtrirë edhe jashtë Gjermanisë në shumë qytete të tjera europiane. Liami ka qenë një herë i martuar; është divorcuar me konsensus dhe harmoni me ish-gruan. Aktualisht është në një lidhje serioze me një vajzë gjermane nga Këlni.

Hyn në Big Brother:

Sepse e intrigon shumë eksperienca që mund të përjetojë i mbyllur me persona të panjohur. Por Liami nuk e anashkalon çmimin e madh, i cili do ta ndihmonte shumë që të realizonte ëndrrën e tij më të madhe: të hapë një studio produksioni muzikor.

Social Profiles