
VIP Shpija kësaj radhe për shkak të edicionit shumë të veçantë në nderë të 100 vjetorit të pavarësisë tonë, ka menduar shumë befasi. Duke filluar nga nata e parë, formati në kualitetin më të lartë do të jetë i mishëruar në atraktivitetin që do të ofrojnë banorët dhe vet shtëpia më e madhe në trojet shqiptare.
Evenimenti do të jetë produkt i DigitAlb dhe do të mund të shikohet në kanalin e veçantë për këtë reality shou, ndërsa çdo javë spektakli vetëm sa do ta kurorëzojë organizimin e jashtëzakonshëm nën prezantimin e Albana Osmanit.
Gjithçka është gati – banorët mezi po presin të fillojnë aventurën e tyre, ndërsa kush do të jenë opinionistët dhe se çfarë pritet të ndodhë sonte, qëndroni me ne apo me kanalin e veçantë për të mësuar gjithçka. Mos e humbisni, mbrëmja sonte do të jetë shumë spektakolare...
0 comments:
Post a Comment