Arber



Mosha: 24 vjeç

Vendlindja: Prishtinë

Vendbanimi: Prishtinë

Statusi civil: Beqar

Arsimi: I lartë

Profesioni: Ekonomist

Hobi: Basketbolli, futbolli, muzika hip-hop



Arbri është lindur e rritur në Prishtinë, qytet të cilin e ai e njeh më mirë se kushdo, pasi ka banuar në 8 lagje të ndryshme të Prishtinës, duke qenë se familja e tij vazhdimisht ndërronte shtëpi me qera duke mos patur një të tyren. Ka bërë një jetë aktive, mbushur me momente të lumtura e të vështira. Si shumë fëmijë kosovarë edhe ai ka përjetuar luftën e Kosovës kur ishte vetëm 10 vjeç. Në atë periudhë ata janë transferuar familjarisht në një familje shqiptare në Tiranë, ku jetuan për më shumë se një vit, kohë për të cilën Arbri ka shumë nostalgji.

Është shumë i apasionuar pas sportit, veçanërisht pas basketobollit dhe futbollit.Ai njeh shumë mirë turqishten, anglishten, frëngjishten dhe është diplomuar në degën e ekonomikut në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë në Prishtinë. Për një peridhë të shkurtër ka punuar edhe në administratën shtetërore në Entin e Statistikave të Kosovës.

Me femrat ka marrëdhënie shumë të mira, pavarësisht se e ka të vështirë të përqendrohet apo impenjohet në një lidhje. Ka shumë vetëbesim dhe mendon se ka aftësinë për të bërë për vete çdo femër. Nuk do të ngurronte të lidhej në shtëpinë e Big Brother.

Hyn në Big Brother:

Qëllimi i hyrjes është mes të gjithash çmimi i madh, me të cilin, nëse do arrinte të fitonte, do t’u dhuronte prindërve një shtëpi.

1 comments:

  • Anonymous says:
    March 23, 2012 at 12:49 AM

    arber je shum i mir

Post a Comment

Social Profiles