Gentiana



Mosha: 22 vjeç

Vendlindja: Baban (Devoll)

Vendbanimi: Baban

Statusi civil: Beqare

Arsimi: I lartë (Anglisht)

Hobi: Librat, muzika, fotografitë

Gentiana vjen nga Babani, një fshat i vogël në komunën e Devollit, ku ajo është rritur dhe banon aktualisht me gjyshen dhe gjyshin, 2 njerëzit me të shtrenjtë që ka. Familja e saj prej vitesh jeton në Greqi; Gentiana shkon i viziton shpesh, por nuk largohet dot nga shtëpia e gjyshes dhe nga fshati i saj i dashur. Shkollën e lartë e ka përfunduar në Korçë, për gjuhë Angleze, diplomë e cila ende nuk i ka shërbyer për t’i siguruar një vend të përshtatshëm pune. Ka patur vetëm një lidhje të rëndësishme në jetën e saj për të cilën preferon të mos flasë shumë pas zhgënjimit që ka pësuar. Nuk ka komplekse për prejardhjen dhe formimin e saj dhe nuk e ka problem të përballet me këdo që mund ta paragjykojë.

Hyn në Big Brother:

Për t’u treguar të gjithëve se edhe një vajzë që vjen nga një vend i vogël dhe periferik, mund të jetë po aq e integruar dhe e përparuar për shoqërinë.

Social Profiles