
Mosha: 24 vjeç
Vendlindja: Memaliaj
Vendbanimi: Tiranë
Statusi civil: Beqar
Arsimi: I lartë
Profesioni: Student
Hobi: Moda, sfilatat, parukieria
Motoja e tij është “Provo gjithçka”, dhe në jetë ka provuar shumë gjëra. Në vitin 2010 shpallet “Mister Albania“, pas një përvoje të shkurtër si model dhe fotomodel. Ndjek studimet e larta për Shkenca Politike, një degë që e tërheq shumë duke qenë formuese dhe shumëdimensionale. Veç studimeve që i marrin pjesën më të madhe të ditës, ai është anagazhuar në një organizatë të re politike, të quajtur “Kuvendi Civil“ ku luan rolin e nënkryetarit. Angazhimi i tij në zgjidhjen e problemeve socialo-politike të vendit është një nga gjërat që ai e bën me përkushtim dhe përgjegjësi.
Më herët ka punuar dhe si parukier, ka patur një sallon në bashkëpronësi, por hoqi dorë pas shumë pak kohësh, duke e kthyer këtë profesion në një hobi.
Prej 15 vjetësh jeton në Tiranë me prindërit dhe një motër më të vogël. Është tip shumë i shoqërueshëm dhe përshtatet lehtë me çdo lloj karakteri. Ka shumë fanse femra, dhe thotë se është një xhentëllmen i vërtetë me to.
Hyn në Big Brother:
Sepse një nga dëshirat e tij më të mëdha është bota e televizionit, ndaj e sheh Big Brother-in si një trampolinë drejt ëndrrës së tij më të madhe.
0 comments:
Post a Comment