Klaudja



Mosha: 24 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Statusi civil: Beqare

Arsimi: I lartë

Profesioni: Studente

Hobi: Moda, shooping, sfilatat

Klaudja ka bërë një jetë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë. Që në moshë të vogël largohet për në Greqi ku jeton 4 vjet, më pas kthehet në Shqipëri për t’u larguar sërish drejt Italisë ku jeton për afro 7 vjet, së bashku me dy motrat dhe mamanë e saj. Aty kreu gjimnazin profesional për Ekonomik por njëkohësisht edhe punonte. Puna e saj e parë ka qenë që në moshën 14 vjeçare si kamariere. Para 4 vjetësh vendos të rikthehet në Tiranë, pasi provinca ku jetonte në Itali nuk i siguronte të ardhmen që ajo dëshironte. Prej 3 vjetësh punon nëpër baret e pubet më në zë të Tiranës, si PR. Njëkohësisht eshtë edhe studente e vitit të dytë për Shkenca Politike & Gazetari në një universitet privat.

Një nga pasionet e saj më të mëdha lidhet me fushën e modës, ku Klaudja ka tentuar disa herë të jetë pjesë e saj e ta kthejë modelingun në një profesion të vërtetë.


Hyn në Big Brother:
Arsyeja më madhore është çmimi i madh, i cili do ta ndihmonte të sistemonte shumë gjëra në jetën e saj. Veç kësaj, ajo do të donte që njerëzit të kishim mundësi të njihnin një anë tjetër të Klaudjas, jo vetëm atë nokturne.

Social Profiles