Friday, March 2, 2012

Ermali kujton më shumë momente të gëzueshme gjatë provës

Banori i tretë, i cili fillon të kryejë provën është Ermali. Objekti i parë i përzgjedhur nga ai është biçikleta, të cilën e konsideron si sendin e munguar në fëmijëri për shumë vite, por e ka marrë si dhuratë, vite më vonë.

Objekti i dytë i përzgjedhur për të është topi. Ai thotë se futbollin e ka pasur pasion dhe vazhdon ta ndiejë të tillë.

Objekti tjetër i përzgjedhur është stetoskopi, për të cilin thotë se i sjell kënaqësi kur i mban në dorë. Tregon se ka qenë i ftohur dhe ky send e ka ndihmuar për t’u shëruar.

Objekti tjetër është çibuku, i cili i kujton gjyshin e vet.

Sendi tjetër i përzgjedhur nga Ermali është gërshëra dhe krëhri, të cilët i kujtojnë profesionin e tij prej berberi që e ka ushtruar për 5 vjet.

Sendi i fundit i përzgjedhur është një shishe, e cila i kujton momentet që kalon me shoqërinë.

Kështu përfundon provën e tij Erioni.

Social Profiles