Friday, February 24, 2012

Emirjeta: “S’kam pasur pengesë nga bashkëshorti”

Disa nga banorët janë në sallon dhe fillojnë të imitojnë Gentën duke sfiluar si ajo. Të qeshura dhe batuta pafund pushtojnë shtëpinë e Big Brother nga banorët.
Më vonë, banorët në sallon fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa Anila i bën masazh Ermalit.
Gentiana dhe Meti janë në pishinë.

Emirjeta bisedon me Gjonin për vendimin e hyrjes së saj në Big Brother dhe pengesat që mund të ketë pasur nga bashkëshorti dhe familjarët. Emirjeta tregon se nuk ka pasur absolutisht asnjë pengesë dhe flet për marrëdhënien e ngushtë që ka me bashkëshortin. Ajo nis të flasë për të duke, treguar që nga fillimet e lidhjes së tyre. “Ne jemi martuar pa kushte”, tregon Emirjeta. Gjoni i bën komplimente, duke i thënë “E paske burrin modern, komplimente!”. Ajo i thotë Gjonit se mund të flasin me gjatë rreth kësaj teme një herë tjetër, kur të jenë vetëm.

Bisedat dhe shakatë vazhdojnë të jenë të pranishme brenda shtëpisë së BB.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles