Home » » Liami: “Duhet të bëhemi më aktivë”
Liami: “Duhet të bëhemi më aktivë”
Liami dhe Flori vazhdojnë të rrinë për minuta të tëra me njëri-tjetrin. Ata mendojnë se në shtëpi ka rënë një qetësi që nuk është normale për ta. Liami mendon se banorët janë ndarë në grupe me njëri-tjetrin dhe kjo gjë i ka bërë të mos jenë shumë aktivë. Liamit do t’i pëlqente që brenda shtëpisë të kishte më shumë shaka e rengje, për t’i bërë më energjikë banorët. “Të hapësh tema, të qeshësh, të qash, të sajosh rengje... këto gjëra dua”, shprehet Liami.
Ai hedh idenë për t’u bërë lojëra banorëve, por Florit nuk i duket ide interesante.
Liami tregon për bashkëjetesën me shokët në Gjermani dhe lojërat që kanë bërë ata me njëri-tjetrin dhe fillojnë të qeshin. “Lojërat të qetësojnë nervat”, shprehet Flori, ndërsa Liami ia kthen: “Por s’ka gjë që të qetëson nervat kur të tregon dikush drurin”, duke e pasur fjalën për Ermalin dhe për debatin që ka pasur me të dy ditë më parë.
Djemtë tregojnë eksperiencat e tyre dhe qeshin me njëri-tjetrin.