Wednesday, February 22, 2012

Genta-Metit “Je indiferent ndaj meje”; Meti: "Mos ndrysho!”

Banorët vazhdojnë të qënrojnë në sallon dhe të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Edgari tregon histori gazmore dhe banorët qeshin, duke komentuar.
Disa nga djemtë dalin jashtë për të pirë cigare dhe Flori kujton zgjimin në mëngjes. Ai i kërkon Edgarit që të mos e zgjojë me zhurmë në mëngjes, sepse atë veprim nuke duron dot.

Gentiana dhe Meti janë në dhomën e saunës e ndërsa Genta i bën masazh Metit, fillojnë të bisedojnë. Gentiana mendon se Meti nuk po bën asnjë përpjekje për të krijuar një afrimitet me të dhe nëse nuk e bën këtu, jashtë shtëpisë është e sigurt që do të ishte edhe më indiferent, por Meti e kundërshton, duke thënë se nuk është e vërtëtë. Ajo i bën të ditur se duke nisur nga sot, nuk do të bëjë më përpjekje për t’u afruar me të. Ai e vlereson për faktin që ajo i thotë gjërat hapur.

Flori hyn në sallon dhe fillon të flasë më Gjonin, lidhur me shqetësimin që ka për zgjimin në mëngjes. Ai i tregon që ia ka bërë të ditur Edgarit që të mos i zgjojë në mëngjes, aq më tepër pa u ndezur dritat.

Meti dhe Gentiana vazhdojnë të jenë në sauna dhe të bisedojnë. Meti e këshillon Gentën që të mos ndryshojë për asnjë arsye, sepse tregon dobësi nëse e bën. “Unë të provokoj”, i thotë ai. Genta i tregon se është mërzirur shumë nga zënka që kanë pasur natën e sotme, ndërsa Meti e merr për dobësi ndryshimin e karakterit sipas situatave. “Ti s’ke për t’u zënë kurrë me Metin, nuk është e zënmë ajo”, i thotë Meti. Ai shprehet se nuk ka për të ndryshuar kurrë.

Banorët e tjerë janë në sallon duke biseduar.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles