
Ermali, Liami e Arbri, të cilët janë në dhomën e dënimit, shprehen se do të donin të ndihmonin banorët me pastrimin e shtëpisë. Më pas, ata komentojnë vajzat e shtëpisë për paraqitjen e tyre. Liami fillon të komentojë pikat e forta e të dobëta në fizikun e vajzave e për Anilën shprehet se trupin e ka shumë të bukur, por nuk e mban veten. Për Françeskën thotë se i pëlqen dhe është femër e kuruar, e Arbri thotë se tek Françeska vlerëson dhe faktin që është punëtore. Liami shton në lidhje me Françeskën, se nuk i pëlqen mënyra sesi Ermali sillet me të, e Arbri pohon të njëjtën gjë.
Arbri thotë se Anila nuk i ka ndërruar rrobat kur ka filluar të pastrojë, ndërsa Françeska po. Ata thonë se banorët hiqen sikur po pastrojnë, e Ermali shprehen se po bëjnë punë sipërfaqësore. Ata fillojnë të këndojnë e shprehen se banorët po bëjnë punë, ndërsa ata mund t’a shpenzojnë kohën si të duan.
0 comments:
Post a Comment