
Ata shprehet se kanë pak a shumë të njëjtën ide se kush dotë largohet ndërmjet Françeskës e Anilës, por nuk japin emër përfundimtar. Klaudja shprehet se mund të ketë dhe supriza nga publiku, pasi varet se si përçohet imazhi i tyre nëpërmjet ekranit. Elvisi mendon se këtë të shtunë do të futen në shtëpi të paktën dhe dy konkurentë të tjerë të rinj e Klaudja shton se njëra nga dy vajzat e reja, Ermira e Lorena, do të eleminohet. Klaudja përfundon duke u shprehur se e sheh veten në finale.
Ndërkohë, Françeska ka gatuar për disa nga banorët, pasi i ka pyetur kush do të hajë, por mes saj e Edit lind një debat. Edi i kërkon t’i japë një enë kuzhine, por ajo përgjigjet se i duhet për më vonë e nuk ia jep. Edi i thotë se Françeska po bën rolin e prepotentes, por ajo përgjigjet se Edi do të japë opinion të gabuar për gjithçka.
0 comments:
Post a Comment