Saturday, May 5, 2012

Babai I Ermalit: S’fusim Në Shtëpi Të Panjohur! S’dimë Asgjë Për Françeskën

Babai i Ermalit, banorit të Big Brother Albana 5 ka komentuar së fundi atë çka ndodhi një javë më parë kur thuajse u zyrtarizua lidhja mes Françeskës dhe Ermalit dhe babai i vajzës hyri nështëpi duke takuar “dhëndrrin”. “Nuk preferoj të shfaqem e të përzihem në punët e djalit. Preferoj të qëndroj në pritje, deri në marrjen e vendimeve nga vetë ai… Mendoj se përveç parave në ditët që jetojmë njeriu ka nevojë për njeriun. Unë personalisht jam për ndjenjën”, u shpreh Agim Merdani, babai i Ermalit për Panoraman.
Më tej ai thotë se “nëse do diskutohet për lidhje serioze, unë do filloj kërkimet për gjithçka. Duhet t’i njohim fisin dhe të gjithë. Do ta njoh mirë me rrënjë e dhëmballë. Deri tani konsiderohet krushqi e panjohur ajo e jona me kafe, por s’besoj se do afrohemi aq shumë. Do e respektojmë si të dashurën e tij, por ama edhe takimi ynë me Françceskën nuk do ndryshojë asgjë. Nuk është e thënë që pasi t’i takojmë, lidhja mes tyre të konsiderohet familjare. Ne do të kërkojmë të dimë më shumë për atë vajzë, nëse Ermali do vendosë ta sjellë në shtëpi”.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles