
Meti kthehet në pishinë tek djemtë e komenton Gentën, duke thënë se është askushi për t’a bërë atë veprim karshi tij. Graciano shkon tek Genta dhe i thotë të jetë më e kujdesshme dhe më e ndalur me veprimet që bën. Nga ana tjetër, Genta ndihet keq e përlotet. Ermira shkon pranë saj dhe mundohet t’a qetësojë.
Genta shkon pranë Graciano e Anilës e shprehet se është ndjerë shumë keq nga reagimi i Metit ndaj saj e shprehet se nuk ia uron asnjë femre t’a ketë atë ndjesi. Ermira më pas, komenton me Klaudjën e Vlashin se Genta nuk ka qarë nga Meti, por nga sjellja e Gracianos karshi saj. Vlashi shprehet se Genta nuk i pranon shakatë e banorëve, ndërsa ata duhet t’i pranojnë shakatë e saja.
0 comments:
Post a Comment