Saturday, March 17, 2012

Java e djemve në burg; Suprizë për të tre djemtë, takojnë familjarët

Është koha të flasim për tre të dënuarit e shtëpisë së BB. Ata, që prej të shtunës së kaluar kanë qenë të izoluar në dhomën e dënimit dhe kanë dalë prej saj vetëm gjatë provave të javës. Izolimi nuk ka qenë fort i thjeshtë, sepse duhet të hanin vetëm fasule, makarona ose bukë me djathë, në mungesë të këtij të fundit, bukë me gjizë. Por ka pasur shumë momente të bukura, të cilat sëbasku me banorët, i ndjekim në nje klip.

Arbana i pyet tre djemtë e dënuar si ka qenë kjo javë për ta, cilat kanë qenë momentet më të vështira, e cili ka qenë gardiani më i mirë e më i keq. Ermali shprehet se Anilën e kanë korruptuar shpejt, ndërsa Ermira ka qenë gardiania më e rreptë.

Arbana i thotë Edit t’u hapë derën e burgut e t’i shoqërojë djemtë në dhomën e surprizave. Aty gjenden tre familjarët e të dënuarve: mamaja e Ermalit, babai i Liamit dhe vëllai i Arbrit. Arbana i fton banorët të ulen secili përballë familjarëve përkatës. Ata kanë nga një telefon me të cilin do të komunikojnë me ta. Djemtë kanë pesë minuta kohë për të folur me familjarët e tyre.

Tre djemtë fillojnë të flasin me familjarët e tyre e po ashtu ata i kanë sjellë nga një dhuratë djemve. Arbrit i ka sjellë i vëllai një kapelë të një dëshmori të luftës, një këmishë të vëllait të cilën e pëlqen shumë. Mamaja e Ermalit ka sjellë byrek, ndërsa babai i Liamit i ka sjellë një shishe verë dhe një poster të Prodigy. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles