Home » » Klaudja: “Arbëri s’po na lë radhë që të flasim”; Françeska, e mërzitur me Ermalin”
Klaudja: “Arbëri s’po na lë radhë që të flasim”; Françeska, e mërzitur me Ermalin”
Graciano dhe Klaudja dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë lidhur me banorët e rinj, të cilët kanë hyrë këtë javë në shtëpinë e Big Brother. Klaudia thotë se i kanë pëlqyer më shumë vajzat, sesa djemtë. Nga djemtë ajo veçon Arbërin, për të cilin thotë: “Edhe ai i vogli i mirë është, po të na lërë ndonjëherë radhë për të folur”. Graciano thotë se i pëlqen Ermira më shumë nga banorët e rinj, ndërsa Klaudia veçon vetëm njërën nga vajzat, të cilës nuk ia përmend emrin, duke thënë se nuk i pëlqen karakteri i saj, pasi nuk i duket e lirshme. “Nuk ka se ku të shkojë edhe ajo, do të dalë”, shprehet Klaudja duke qeshur.
Françeska dhe Arbëri shkojnë në kopsht dhe fillojnë të flasin, duke hedhur batuta me njëri-tjetrin e duke qeshur me situatat që mundohet të improvizojnë.
Françeska shkon në krevat për të fjetur, ndërkohë që Anila fillon ta ngacmojë, duke i thënë se i ka bërë masazh para pak minutash Ermalit, ndërsa ai i ka kërkuar që ta ketë kujdes Françeskën. Françeska është e mërzitur që Ermali nuk ka tentuar ta kërkojë që të flejnë bashkë. “Pse çfarë do më trefojë mua, oratorinë ai?”, thotë Françeska e mërzitur me të. Anila i kërkon që të shkojnë në dhomën e Ermait, për të parë reagimin e tij, por Françeska refuzon të shkojë.
0 comments:
Post a Comment