
Meti i thotë se nuk lejon njeri që ta puthë në faqe apo t’i prekë fytyrën sepse i acarohet lëkura dhe Françeska i thotë “hajde të them një llaf” dhe kur Meti afrohet ajo e puth në faqe. Meti i shtyrë edhe nga ky ngacmim i thotë “mbylli sytë të të them diçka”. Françeska mbulon vetëm buzët duke e ditur që Meti do të tentojë që ta puthë. Meti i afrohet, por tentativa e tij dështon pasi Françeska mbulon buzët me duar.
Françeska e komenton tentativën e Metit me banorë të tjerë. Fillimisht ajo ia thotë Gracianos dhe Lorenës dhe më pas e diskuton një gjë të tillë me Ermalin pranë qelisë së burgut. Ermalit nuk i pëlqen kjo sjellje e Metit dhe Françeskës dhe e akuzon këtë të fundit se e ka lejuar vetë që të sillet në atë mënyrë.
Françeska justifikohet duke i thënë se ajo nuk e lejoi metin që ta puthte dhe nuk do ta lejojë. “E di, e di po koha do ta vërtetojë” i thotë Ermali Françeskës dhe ajo mërzitet nga mosbesimi i tij. “Të thuash për Vlashin, apo për dikë tjetër që unë rri afër ok, por jo për atë” i thotë Françeska Ermalit. Ermali i mërzitur i kërkon që të mos flasin më për këtë temë se nuk i pëlqen. Ai i bën të qartë Françeskës se nuk po ia thotë këto gjëra për të mos dalë keq që të dy përpara të tjerëve dhe jo për xhelozi. Françeska mërzitet dhe më pas të gjithë shkojnë të flenë.
0 comments:
Post a Comment