
Vlashi i kërkon Dolorezës që ajo të mos flasë më për atë çështje dhe të mos bëj më ironi sepse kjo po e mërzit atë akoma edhe më shumë. Doloreza vazhdon më tej me ironinë e saj dhe thotë se ajo mund të flasë kur të dojë dhe çfarë të dojë. Në debat e sipër Doloreza i thotë Vlashit “fol se do bëhesh edhe ti protagonist” dhe Vlashi fillon të bërtasë “ulu e shiko problemet e tua, je femër dhe prandaj nuk po reagoj ndryshe me ty”.
Vlashi i thotë Dolorezës që ajo të mundohet që ta respektojë ashtu siç ka bërë edhe ai me të në ditët e shkuara, ndërsa banorët e tjerë ndërhyjnë që debati i tyre të shuhet. Doloreza pushon së debatuari me Vlashin dhe ky i fundit i rikthehet përsëri Gracianos. Ai fillon që ta kritikojë dhe i thotë që të mos bëjë më shaka e ngacmime për gjëra të tilla. I nervozuar Vlashi thotë se kur i prekin familjen dhe njerëzit e tij të dashur, nuk do t’ia dijë për asgjë tjetër. “Nuk pyes më edhe sonte dal nga këtu, kjo është një aventurë jashtë është jeta ime” thotë Vlashi më tej. Graciano vazhdon që t’i thotë që të mos i marrë kaq seriozisht gjërat, ndërsa Vlashi e fajëson duke i thënë se shakatë e tij të papjekura çuan në një zënkë serioze midis tij dhe Dolorezës.
0 comments:
Post a Comment