Gjatë spektaklit të së shtunës në reality shou, Big Brother Albania, kemi parë një konfrontim interesant mes ish-banores Klaudia dhe Erjonit, të cilët kanë pasur ‘disa’ çështje të pa zgjidhura.

Ajo kishte mundësinë të fliste me Erjonin, i tha se ky e kishte harruar sipas sjelljeve të fundit, por Erjoni u shpreh ndryshe.
“Më prit kur të dal nga shtëpia. Do të flas me vajzën nga Greqia, nëse vërtet më do, më prit”, ka theksuar Erjoni.
Sidoqoftë, Klaudia ka insistuar që kjo të mos ndodhë kur ai të dalë nga shtëpia dhe të mos flasë fare me të dashurën e tij, e cila ishte kundër hyrjes së tij në Big Brother.
Në fund Erjoni e përqafoi Klaudian duke i thënë se është bërë shumë e bukur.
0 comments:
Post a Comment