Tuesday, April 3, 2012

Dritani paralajmëron Liamin: “Do të të zgjoj, ashtu siç bëre ti me ne”

Të gjithë banorët janë zgjuar dhe pak nga pak fillojnë që të dalin në kopsht, duke filluar të bisedojnë e të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Dritani e paralajmëron Liamin që të mos guxojë të flejë, pasi do të kujdeset ai që ta zgjojë që në momentin që do ta zërë gjumi, duke ia kthyer me të njëjtën mënyrë siç ka bërë Liami me të. Duket se banorët janë ndier të bezdisur nga zgjimi që u ka bërë Liami. Ky i fundit nuk u kthen përgjigje, duke bërë sikur nuk e dëgjon.

Ndërsa banorët bëjnë shaka, duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin, Lorena kërcen me muzikën në sfond, ndërsa djemtë e komentojnë dhe thotë për të se po kërcen meqënëse është në nominim.

Banorët në kopsht fillojnë që të diskutojnë lidhur me ushqimet dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles