Sunday, April 22, 2012

Fotot “hot” të Gentës: Ish-banorët e BB5 i konsiderojnë “skandaloze”

Ata frekuentonin rrjete porno, bënin aventura pa fund dhe kishin hobi fotografitë, ku eksperimentonin gjithë fantazinë e tyre seksuale. Marrëzitë e tyre si çift tashmë nuk janë më të fshehta, pasi prej javësh po qarkullojnë në të gjitha sitet e internetit, ku  22-vjeçarja nga fshati Baban i Devollit pozon me të brendshme në prani të të dashurit të saj. Fotot ishin hedhur në site-n “fuckbook” dhe komentohen nga gjithkush, ndërkohë që vetë Genta do të përballet me këtë fakt pasi të dalë nga loja. Por si do të reagojë ajo para këtij fakti, sa të paparashikueshme ishin fotot për një vajzë si Genta, komentojnë banorët e “Big Brother 5” që tashmë e kanë lënë lojën.
Doloreza: U skandalizova, për mua ato janë foto ordinereDoloreza, 25-vjeçarja e diplomuar për Arkitekturë por që ka hobi fotografinë, mund të japë një koment më profesional në lidhje me fotot “hot’ të Gentës, që dashur pa dashur e sollën atë në vëmendjen e publikut, e i dhanë një arsye për t’u komentuar jashtë shtëpisë më shumë se të tjerët. Në lidhje me fotot, Doloreza pohon se “normalisht u skandalizova, ishte e papritur pak a shumë për mua duke njohur Gentën në lojë. Të them të drejtën nuk e prisja, pasi vërtet mendoj që ka njerëz që u pëlqen të eksperimentojnë me fantazitë e tyre të shfrenuara në çift, mendoj se duhet t’i ruajnë ato në privatësi. Shkurt mund të them se ato ishin disa foto ordinere”. Në lidhje me reagimin e Gentës pasi të dalë nga shtëpia, Doloreza pohoi se “ajo nuk ka pse çuditet aq shumë, pasi është në dijeni të tyre, por prapë jam e sigurt që do bëjë sikur i ka rënë bomba.  Edhe pse s’e prisja një gjë të tillë nga Genta, prapë them se këto foto e kanë bërë të vihet në qendër të vëmendjes, dhe natyrisht që i shërbyen si scoop mediatik”.
Anila: Jam habitur me fotot, Genta do mërzitet shumë kur ta marrë veshAnila, 23-vjeçarja nga Tirana që ka ëndërr studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën e televizionit, duke komentuar mbi këto foto pohon se “të them të drejtën nuk e prisja një gjë të tillë nga Genta, duke e njohur atë si vajzë brenda në BB. Jam habitur me ato foto, dhe mendoj se më keq nga të gjithë do ndihej familja e saj. Gjithashtu faktin që ato foto janë publikuar pa miratimin e saj, në këtë rast e shoh si një padrejtësi që është bërë ndaj Gentës, ndaj jam e bindur që ajo kur të dalë do të mërzitet shumë. Në lidhje me pikët e fituara apo të humbura në lojë për shkak të fotove, Anila thotë se “nuk e kam ndjekur ‘Big Brother’ që nga momenti që kam dalë vetë, dhe nuk jam në dijeni të ndikimit të këtyre fotove në votat e publikut për Gentën”.
Ermira: Mund t’i ketë bërë fotot me qëllimErmira, 24-vjeçarja me profesion ekonomiste që me armën e saj të fortë që ka pikërisht komunikimin, ka gjithmonë diçka për të thënë. Në lidhje me fotot pohon se “një person që merr përsipër të futet në një reality show si ‘Big Brother’ i merr parasysh të gjitha. Kur je në lojë do të gërmohet mbi jetën tënde, dhe gjithçka do të publikohet. “Mendoj”,- thotë Ermira, -që Genta e ka ditur këtë pjesë, dhe ndoshta ato foto ajo i ka bërë me qëllim. Mund të jetë promocion pozitiv apo dhe negativ, por gjithsesi është një promocion që e vuri atë në qendër të vëmendjes. Ndërsa për faktin se si do të reagojë ajo pas daljes nga shtëpia, Ermira pohon se “Genta e ka pak në natyrë sjelljen e viktizimit dhe do viktimizohet prapë kur të përballet me këtë fakt, por për mua personalisht ato foto s’ishin ndonjë çudi e madhe, pasi dhe brenda shtëpisë ishte e lirshme”.
Vlashi: Genta në foto gati e pabesueshme, i shkon të jetë policeVlashi, i cili administron një revistë mode, është një tjetër profesionist që mund të komentojë fotot “hot” të Gentës të publikuara në disa faqe rozë të shtypit. ”Ato foto më janë dukur shumë larg Gentës që unë kam njohur në lojë, aq sa ishin gati të pabesueshme kur i pashë”, pohon ai. Më tej thotë se “ajo çfarë më bëri përshtypje, është fakti se m’u dukën foto shumë intime për t’i publikuar kudo. Ajo i ka bërë me dëshirë dhe momentin që i ka bërë ato poza, e ka marrë parasysh që edhe mund të dilnin e të qarkullonin në faqet e gazetave apo site të ndryshme në internet”, thotë Vlashi. Nëse Genta do të shokohet apo do përballet me qetësi me këtë fakt pas daljes nga BB5, ai pohon se “s’besoj se do të përjetojë ndonjë shok, pasi ajo është në dijeni të faktit që ato foto janë të sajat dhe ekzistojnë diku. Për sa i përket ndikimit në lojën e saj, mendoj se i kanë shtuar pikë, pasi ajo ka luajtur dhe me objekte të ndryshme si pistoleta etj, që dëshmojnë rreth fantazisë së saj dhe tregojnë se Genta mund të jetë një police shumë e mirë”, komenton Vlashi me humor.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles