Sunday, April 29, 2012

Surprizë, babai i Françeskës në shtëpinë e BB për të takuar Ermalin

Françeska e Ermali, që çift që me siguri në këtë BB do të mbahen mend gjatë e po përjetojnë një përvojë shumë të bukur së bashku, e këtë javë janë kënaqur më shumë dhe me ditëlindjen e Ermalit. Arbana shprehet se donte do t’i bëjnë një shaka Ermalit, por më parë ndjekim një rrëfim të Ermalit, ku për herë të parë ai shfaq ndjenjat e tij për Françin.

Arbana fton Françin në dhomën e rrëfimit dhe e pyet për ditëlindjen e Ermalit e për ndjenjat ndaj tij, por më parë shfaqet një klip ku Ermali ka shprehur ndjenjat e tij për Françin, ç’ka është një mesazh shumë i bukur dashurie. Françeska shprehet se fjalët e ndjera të Ermalit ishin të papritura për të, pasi janë të pakta ato momente që Ermali i tregon ndjenjat e tij dhe është e kënaqur që i dëgjoi ato fjalë sot.

Arbana shprehet se së bashku me të, këtë klip e ka parë dhe dikush tjetër në shtëpi (aty ndodhet babai i Françeskës, por ajo nuk është në dijeni). Françeska më pas, komunikon me babain e saj, teksa Ermali sheh gjithçka në monitor në dhomën e gjumit. Babai i saj shprehet se është i lumtur që Françeska po kënaqet në BB, e ajo thotë se ka qenë e shqetësuar për mendimin e tij për sjelljen e saj.

Babai i thotë Françeskës se nuk ka ardhur për të, por për Ermalin. Arbana e fton Ermalin të shkojë në sallon, ku takohet me babain e Françeskës. Ermali thotë se e ka shprehur simpatinë ndaj Françeskës, e do ta bëjë dhe para tij e shton se ai duhet të jetë krenar për vajzën që ka. Babai i Françeskës thotë se si prind, ka ardhur për t’i sjellë Ermalit një dhuratë. Ermali e hap e brenda ka letër ku thuhet se e gjitha kjo ishte një shaka. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles