Doloreza



Mosha: 25 vjeç

Vendlindja: Gramsh

Vendbanimi: Tiranë

Statusi civil: Beqare

Arsimi: I lartë

Profesioni: Arkitekte

Hobi: Fotografia, kërcimi, leximi



Doloreza ka jetuar në Gramsh deri në moshën 8-vjeçare dhe më pas është zhvendosur në Tiranë, për të vazhduar gjimnazin në kolegjin turk “Mehmet Akif” dhe Universitetin në degën e Arkitekturës. E adhuron profesionin e saj dhe aktualisht punon privatisht, së bashku me nje koleg të saj, duke u marrë me projekte të ndryshme arkitekture. Shpreson shumë që në të ardhmen të ketë një studio arkitekture të vetën që të jetë e njohur edhe në rang ndërkombëtar.

Fotografia është një tjetër pasion i saj ku gjen paqen shpirtërore. Është shumë e lidhur me familjen e saj; prindërit tani jetojnë në Durrës, ndërsa ajo jeton në Tiranë së bashku me dy vellezërit. Është marë që në fëmijëri me aktivitete të ndryshme në fushën e letërsisë, kërcimit, sportit etj. E konsideron veten te sinqertë dhe te drejtë, ndonjëherë edhe më naive se ç’duhet.

Hyn në Big Brother:

Për të treguar vlerat e saj dhe për njohje të reja, duke shpresuar se kjo do e ndihmojë në të ardhmen me mundësi më të mëdha në lidhje me profesionin e saj. Nëse do të arrinte të fitonte çmimin e madh do të mund të paguante kështu edhe për masterin që dëshiron të vazhdojë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles