Vlashi



Mosha: 28 vjeç

Vendlindja: Durrës

Vendbanimi: Durrës/ Tiranë

Statusi civil: Beqar

Arsimi: I lartë

Profesioni: Administrator i një reviste mode

Hobi: Kinemaja, arkitektura, moda, fotografia


Në botën e modës shqiptare e njohin të gjithë, pasi ka eksperienca të panumërta televizive e mediatike në përgjithësi. Ka drejtuar një sërë spektaklesh që lidhen me modën dhe është një gjë që di ta bëjë mirë dhe natyrshëm. Pasionet e tij më të mëdha janë kinemaja dhe arkitektura. I pëlqejnë filmat e Muccino-s dhe nuk përjashton mundësinë e të qenit një aktor në të ardhmen.

Për një kohë të gjatë ka jetuar në Itali. Raporti me prindërit ka qenë gjithnjë shumë i mirë. Me motrën, me të cilën është shumë i lidhur, konsumon gjithçka.

Është tip që përshtatet shumë shpejt, komunikues i mirë në grup, i çon gjithnjë deri në fund idetë e tij.

Hyn në Big Brother:

Vlashin nuk e motivon vetëm mundësia për të fituar këtë edicion të Big Brother, por e sheh këtë përvojë si një mundësi shumë të mirë për të qenë më pranë botës së televizionit dhe për t’u bërë pjesë e rëndësishme e saj.

Social Profiles