Showing posts with label big brother. Show all posts
Showing posts with label big brother. Show all posts

Monday, October 10, 2011

Bertina dhe Erioni i japin fund lidhjes se tyre

|0 comments

Edhe pse nuk ishte fituesja e “Big Brother 3”, Bertina Mehmeti fitoi simpatinë e publikut dhe ka pas vetes një numër të madh fansash, edhe pse u bë kohë që nuk është shfaqur në tv.
Por, vëmendjen e publikut tërhoqi edhe marrëdhënia e saj dashurore me Erion Zeqiraj.
Dhe aty ku të gjithë besonin se kjo marrëdhënie kishte bazament të fortë dhe do të kurorëzohej me martesë, lajmet që vijnë nga çifti nuk janë aspak të mira.
Sipas shtypit rozë, çifti ka disa ditë që është ndarë, por nuk pranon akoma të prononcohet për këtë ndarje. Edhe pse Bertina tashmë në facebook figuron single, ajo ka refuzuar t’i konfirmojë “Bluetooth” ndarjen me Erionin.
Ende nuk dihen shkaqet e ndarjes, por mësohet që çifti u takua për ribashkim, takim që nuk kishte rezultatin e pritshëm…

Tuesday, October 4, 2011

Big Brother Albania 5 fillon në shkurt

|1 comments
Së shpejti në ekranin e Top Channel do fillojë të transmetohet reklama për audicionet e Big Brother. Shtëpia ka nisur të bëhet gati për të pritur edicionin e pestë të këtij reality show.
Në fillim të shkurtit do të mund të shohim në ekranet tona shoun e Big Brother. Thuhet se do të ketë plot surpriza.
Prezantuesja e këtij emisioni do të jetë edhe këtë vit, Arbana Osmani.
Edhe këtë vit, njëlloj si vjet do të ketë një përzgjedhje brenda shtëpisë. Pra nuk është e thënë që të gjithë konkurrentët që do të shohim në natën e parë, do të jenë banorët e përhershëm.
Këtij vit do të ketë surpriza dhe rikonceptime në shumë aspekte, por organizatorët nuk kanë dashur t’i zbulojnë njëherë përnjëherë.

Social Profiles