Showing posts with label edgar cani. Show all posts
Showing posts with label edgar cani. Show all posts

Tuesday, March 20, 2012

Thashetheme për të nominuarit; Françeska: “Edi fle gjithë ditën”

|0 comments

Në dhomën e gjumit ndodhen Anila dhe Meti, të cilët rrinë në heshtje, pa biseduar. Më pas shkon Lorena atje dhe fillon që të flasë me Anilën, pasi kjo e fundit e pyet për marrëdhënien e saj me Gracianon. Anila i tregon se ka folur me Gracianon për këtë temë, por ai nuk ka dashur që të flasë gjatë. Lorena i tregon se kanë folur dhe do ta diskutojnë sërish në një moment tjetër. Ajo nuk e konsideron veten të ndarë nga lidhja me Gracianon, por nuk dëshiron që të flasë më gjatë.

Atje shkon Françeska dhe të treja vajzat fillojnë që të diskutojnë për të nominuarit e kësaj jave dhe banorin që mund të eliminohet. Françeska mendon se Anila nuk do të dalë nga shtëpia këtë javë, por banori që do të dalë, do të jetë mashkull. Sipas Lorenës, fakti që mund të flasësh shumë, në mënyrë që të bëhesh aktive, nuk do të thotë që mund të të shpëtojë nga eliminimi. Sipas saj, duhet të dish se si të fitosh simpatinë e publikut.

Më pas Françeska dhe Lorena dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrit për të nominuarit e kësaj jave. Sipas Françeskës, publiku në fillim voton banorët që janë më aktivë, por sipas saj këtë javë duhet që të dalë Anila. “Dyshoj edhe për ty”, i thotë Françeska Lorenës, ndërsa kjo e fundit nuk komenton. Më pas atje shkon Arbri dhe Françeska e pyet se për cilin nga banorët mendon se do të eliminohet, por Arbri nuk përmend disa banorë, duke mos pasur një mendim të qartë. Arbri mendon se vetëm Edgari nuk mund të rrezikojë daljen. Arbri mendon se banorët do të jenë me diferenca të mëdha votash, por Françeska nuk ndan të njëjtin mendim me të. Ajo thotë se Edgari nuk është ndonjë lojtar i fortë sepse fle gjatë gjithë ditës. Sipas saj, ai nuk do të ketë ndonjë diferencë votash, krahasuar me banorët e tjerë.

Saturday, March 17, 2012

Tragjedia e familjes së Edgar Çanit

|0 comments

Një prej konkurrentëve më të fortë në edicionin e sivjetshëm të Big Brother është padyshim 52-vjeçari Edgar Çani.
Duhet admiruar guximi i tij për të hyrë në një ‘reality show’ që të bën të famshëm brenda një dite e për këtë arsye gjithçka nga jeta private e personazheve deri dikur të panjohur bëhet publike. Një prej historive të para që u bë publike nga jeta e Edgarit ishte divorci i tij nga gruaja e parë. Por po të shkojmë edhe më parë në kohë, miq të hershëm të Edgarit tregojnë një prej historive më të dhimbshme të jetës së një njeriu që duket se i ka ndryshuar jetën jo vetëm Edgarit por të gjithë pjesëtarëve të familjes së tij.
Jeta në qytetin e Elbasanit
Edgar Cani djali i një inxhinieri elektrik megjithëse i lindur në Tiranë, bashkë me familjen ka jetuar pothuajse të gjithë fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në qytetin e Elbasanit. Babai i tij u vendos me punë në ish Uzinën Mekanike në qytetin e Elbasanit, ku bashkë me familjen ai jetoi deri në fund të viteve 1970. Edgari ka pasur një motër më të madhe se vetja, Sonja e cila mesa duket shquhej si një nga femrat më të bukura në qytetin e Elbasanit. Sonja, një prej femrave më të lakmuara të qytetit, përfundoi e martuar me një djalë të cilin ia zgjodhi familja.
Nga martesa, motra e Edgarit pati edhe një fëmijë. Por, jeta martesore nuk shkoi mirë për motrën e Edgarit e cila pas shumë pak vitesh martese u vra nga i shoqi. Arsyeja e një prej ngjarjeve më makabre që tronditi jo pak qytetin e Elbasanit asokohe ishte xhelozia e bashkëshortit të Sonjës. Pasi vrau të shoqen, ai vrau edhe veten duke i dalë përpara trenit.
Braktisja e qytetit të Elbasanit
Ngjarja u konsiderua kaq e rëndë për një nga familjet më të ngritura të qytetit sa Edgari në atë kohë ende adoleshent u largua bashkë me familjen. Ngjarja u përfol edhe për shumë vite të tjera dhe u harrua me kalimin e viteve dhe ndryshimin e brezave derisa Edgari u shfaq sërish para syve të qytetarëve të Elbasanit duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje historinë e hidhur të familjes së tij.

Social Profiles