Monday, February 27, 2012

Biseda për mënyrën e veshjes dhe jetën e natës

Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke pirë kafenë e mëngjesit, e po bisedojnë për tema të ndryshme. Liam e Françeska bisedojnë për mënyrën e të veshurit të shqiptarëve e Liam është i mendimit që veshja që kanë njerëzit nuk përshtatet me nivelin e tyre të jetësës, por Françeska nuk pajtohet me këtë mendim duke u shprehur se nuk ekziston një lidhje e drejtë mes këture dy elementëve.

Klaudja shprehet se i ka bërë shumë përshtypje kur ka qenë në Paris, fakti që femrat nuk bënin fare make-up e do të donte që dhe në Shqipëri të adaptohej ky stil nga femrat. Më pas, konkurentët shprehin preferencat e tyre për vendet ku do të donin të jetonin e të punonin.

Po ashtu, Klaudja, Ermali, Liam dhe Erioni flasin për jetën e natës në Tiranë. Ata komentojnë mënyrën se si komunikojnë femrat me meshkujt në club-et e natës dhe si reagojnë ndaj ngacmimeve apo kërkesave për shoqëri. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles