Edhe pse po afron mesdita, banorët e tjerë vazhdojnë ende të flenë. I pari panor që ngrihet nga krevati është Erioni, ndërsa Françeska vazhdon të përkëdhelë Ermalin dhe e pyet se si e ka kaluar natën. Ndërsa ai kërkon që të flejë ende, ajo i thotë duke qeshur: “Do të iki të fle me ndonjë tjetër”. Teksa Françeska kërkon t’a zgjojë Ermalit, i bën dhe një masazh për t’ia bërë më të lehtë zgjimin.
Pas pak çastesh, Françeska i kërkon Ermalit t’i bëjë pak masazh, por Ermali nuk ia plotëson kërkesën, pasi është ende përgjumësh. Françeska shprehet se ka fjetur shumë pak orë gjumë e do të donte të flinte akoma. Ndërkohë që bisedojnë, Ermali e Françeska i mbajnë duart e bashkuara me njëri-tjetrin.
Pasi zgjohen e shkojnë në kuzhinë për të bërë kafenë e mëngjesit, Françeska shprehet se Ariola e Graciano e Genta i kanë thënë se strategjia e saj për BB është të bëjë meshkujt për vete. Ndërsa për natën e mbrëmshme, Françeska shprehet se Genta i ka thënë se i ka parë duke u puthur me Ermalin, gjë që nuk është e vërtetë.
0 comments:
Post a Comment