Tuesday, February 21, 2012

Debat mes Ariolës dhe Liam


Për një kohë të gjatë në shtëpinë e Big Brother zhvillohet prova e Elvisit, Ermalit dhe Metit kundrejt Gentjanës.
Më pas banorët hyjnë në kuzhinë dhe fillojnë të merren me përgatitjen e dargës. Liam dhe merret me gatimin. E ndërsa ai merret me skuqjen e patateve, Arjola i afrohet dhe i kërkon që të mos i gatuajë në atë mënyrë dhe mes saj dhe Liamit lind një debat.
Liam i thotë Arjolës se nëse ajo i dëshiron patatet të gatuara në një tjetër mënyrë, atëherë le t’i gatuajë vetë. “Nuk skuqen kështu patatet, pse i bëre kështu?” i thotë Arjola Liamit. Ajo mundohet që t’i tregojë një mënyrë se si Liam të gatuajë patatet dhe pranë tyre afrohet edhe Genta e cila përkrah Arjolën. Liam u thotë vajzave që të ulen dhe të mos ndërhyjnë në gatimin e tij. “Do t’i bësh? Hajde bëji” i drejtohet Liam Arjolës. Arjola i thotë se ai nuk duhet t’i përgjigjet në atë mënyrë, por ta dëgjojë një herë mendimin e saj, por Liam vazhdon t’i thotë që të mos ndërhyjë në punën e tij.
Për disa minuta Arjola dhe Liam vazhdojnë të debatojnë për mënyrën e të gatuarit duke përdorur edhe ironi kundrejt njëri-tjetrit.
Më pas banorët e tjerë diskutojnë për gatimin e darkës.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles