
Genta shprehet se sipas mendimit të saj prindërit nuk e njohin 100% pasi ajo nuk është shumë e hapur në familje.
Graciano thotë se sipas mendimit të tij, një prind i mirë e kupton fëmijën e tij në çdo moment të jetës, por Genta përgjigjet se prindërit e saj kanë jetuar jashtë këshuqë, ka disa hendeqe mes tyre. Anila e mbështet Gentën në këtë aspekt duke shprehur se jo çdo gjë mund t’u tregohet prindërve, por Ariola kundërshton e thotë se ajo bisedon me prindërit e saj për çdo gjë. Emirjeta shprehet se prindi duhet të jetë personi më i afërt për çdokënd, e që mund t’a konsiderosh si shok.
Emirjeta shprehet se Gentiana duhet të pohojë që prindërit e saj kanë sakrifikuar për të dhe vëllain, për t’i dhënë një jetë më të mirë. Genta shprehet se brenda shtëpisë së BB nuk mund të shtiret, e Graciani hedh idenë se ajo po sfidon familjen. Emirjeta shprehet se Genta nuk mund t’a gjykojë familjen e saj.
Emirjeta mundohet t’i shpjegojë Anilës mënyrën e saj të të konceptuarit për mardhënien prind-fëmijë, por Anila nuk është dakort me të. Mes tyre lind një debat i vogël pasi kanë përplasje mendimesh. Anila mendon se prindi nuk mund të konsiderohet si shok, ndërsa Emirjeta mendon të kundërtën.
0 comments:
Post a Comment