
“Ti fusim në lojë krejt banorët, përveç Metit se besoj se ai e di që nuk jam i matuar” u thotë Elvisi vajzave. Emirjeta fillimisht i thotë se ajo nuk mund ta ndihmojë shumë, por do të përpiqet.
Elvisi fillon që t’u shpjegojë vajzave me detaje si si të veprojnë me banorët e tjerë në mënyrë që ta bëjë më të besueshëm thashethemin për të. ai i porosit vajzat që të thonë se Elvisi nuk i ka treguar askujt se është i martuar, madje as produksionit të Big Brother gjatë fazës së audicioneve. Elvisi u kërkon vajzave që t’u thonë konkurentëve të tjerë se këtë gjë ai nuk ia ka thënë askujt dhe ata të bëjnë kujdes kur të flasin për të. “Kështu do të besojnë më shumë” shton me tëj Elvisi. Emirjeta shprehet se ky është një plan perfekt.
Elvisi u kërkon vajzave bashkëpunimin e tyre dhe ato bien dakort me të. Ai u tregon vajzave edhe për mënyrën se si mund të hapin temën e bisedës. Kështu të tre planifikojnë se si mund të vënë në loja konkurentët e tjerë.
0 comments:
Post a Comment