
Ermali thotë se nga mimika e fytyrës së Anilës arriti të kuptojë një të qeshur të shtirur, por ajo këmbëngul se nuk është ashtu e madje shton se Ermali po e bën me nerva me këto që po thotë. Ermali shprehet se e qeshura e Anilës është e tepruar dhe ajo sforcohet në çdo bisedë që bën.
Anila thotë se Ermali nuk mund të dalë në përfundime për t’a gjykuar pasi nuk ka shumë kohë që e njeh, e nuk e di se si është sjellja e saj reale apo e shtirur. Ermali përgjigjet se nuk i gabon intuita dhe e ka vënë re në shumë raste këtë gjë tek Anila.
Më pas Anila i bashkohet Gracianos e Albulenës duke komentuar debatin e mëparshëm me Ermalin, e thotë se është e kënaqur që është afruar me ata të dy (Gracianon e Albulenën), pasi pa ta, nuk do të kishte me kë të rrinte.
0 comments:
Post a Comment