Anila dhe Emirjeta teksa qëndrojnë në kuzhinë mes banorëve të tjerë kërkojnë të sqarohen për një debat të lindur më parë për mënyrën sesi qesh Anila. Kjo e fundit shprehet se anjëri nuk mund t’i kërkojë të qeshë në një mënyrë të caktuar pasi e qeshura i vjen natyrale.Ermirjeta përgjigjet se është dakort me këtë arsyetim, por problemi qëndron tek fakti se Anila i ka shqetësuar në momentet që banorët janë munduar të flenë. Ermali ndërhyn dhe thotë se atij nuk i duket normal fakti që teksa disa nga banorët janë duke bërë një bisedë, dikush t’iu ndërhyjë me një të qeshur ironike, në rastin e Anilës kjo. Anila përgjigjet se Ermali nuk mund t’ia ndalojë të qeshurën asaj, por ai thotë se nuk donte të bënte këtë.
Liam ndërhyn në favor të Ermalit e shprehet se kur Anila me të tjërët janë duke bërë ndonjë temë serioze, asnjëri nga djemtë nuk i ndërhyn duke qeshur. Ermali shprehet se ashtu si dhe Anila, dhe Graciano qesh fallso. Graciano përgjigjet kjo se nuk është e vërtetë dhe ai nuk mund të sforcojë të qeshurën dhe sjelljen prej tij. Ermali dorëzohet dhe shprehet se ndoshta është keqkuptuar.
0 comments:
Post a Comment