
Graciano ndërhyn për t’i qetësuar duke u thënë se ata po luajnë për dëshirë e nuk kanë pse të grinden. Liami ndërhyn në debat dhe mban anën e Edit, duke u munduar të qetësojë Ermalin, por ky i fundit i përgjigjet përsëri nervoz e nuk i pranon argumentet e tij. Ermali shprehet se është luftarak në lojë, e jo altrusit si Edi. Debati për lojën mes Edit e Ermalit vazhdon dhe për disa momente të tjera, paçka se djemtë e tjerë mundohen të qetësojnë situatën.
Ndërkohë Gentiana, Albulena dhe Anila qëndrojnë në dhomën e gjumit duke biseduar. Albulena pyet Gentën përse nuk i pëlqen Ermali e ajo përgjigjet se i duket llafazan. Albulena mendon se Ermali ka vetëbesim të theksuar, ndërsa Genta i mëshon faktit se ai nuk i pëlqen dhe për faktin se do të jetë në qendër të vëmendjes. Kjo e fundit shprehet se Elvisi i duket mashkull i vërtetë, por Albulena thotë të njëjtën gjë dhe për Ermalin.
0 comments:
Post a Comment