
Genta i tregon Liamit se ka parë në ëndërr sikur ai është larguar nga shtëpia e BB, por Liami i përgjigjet i qetë se ëndrrat dalin gjithnjë të kundërtat. Më pas Genta i thotë Ermalit se e ka shumë inat pasi nuk i pëlqen mënyra se si ai shikon. Në një moment teksa djemtë bisedojnë, Genta i drejtohet atyre me fjalë të pahijshme, dhe ata shtangin. Por Genta e sqaron menjëherë situaten se kur i shan njerëzit, do të thotë që i ka përzemër e ata duhet të shqetësohen nëse ajo i merr me të mirë.
Genta shprehet se nga djemtë, më së shumti i pëlqen Elvisi. Ajo thotë se ai e tërheq shumë dhe i duket mjaft simpatik.
Ndërkohë Emirjeta dhe Flori qëndrojnë në oborr duke pirë kafenë e mëngjesit e bisedojnë. Floriani shprehet se i duket sikur ka më shumë kohë që qëndron në shëpinë e BB. Erioni thotë se brenda shtëpisë duhen llogaritur javët që kalojnë e jo ditët.
Më pas Flori shprehet se nuk i pëlqen fakti që e kanë zgjuar në mëngjes pa dëshirën e tij dhe pyet se cili nga banorët ka dashur t’i zgjojë dhe ka bërë zhurmë në dhomë. Erioni i përgjigjet me ironi : “xhaxhi Edi”. Flori shton se shakaja nuk duhet tepruar.
0 comments:
Post a Comment