Wednesday, February 22, 2012

Ermali, Elvisi dhe Meti, detyrat e radhës kundrejt Gentës

Konkurentët njoftohen nga Vëllai i madh që të shkojnë të gjithë në dhomën e gjumit. Aty të gjithë fillojnë të bëjnë shakara të ndryshme dhe qeshin të gjithë. Nuk shmangen imitimet, ku përveç njëri-tjetrit, ata fillojnë të imitojnë edhe perzonazhe të tjerë publik të vendit tonë. Meti imiton kryeministrin Berisha dhe të tjerët qeshin.
Më pas banorët mendojnë që të luajnë dhe kështu bëjnë. Për një kohë të gjatë ata luajnë me lojën të cilën e ka propozuar Ermali dhe që e kanë luajtur edhe më parë.

Minutat kalojnë dhe në fund banorët marrin përsëri njoftimin e Vëllait të Madh për provën që duhet të kryejnë Ermali, Meti dhe Elvisi kundrejt Gentjanës. Banorët mblidhen në dhomën e ndenjes dhe Meti u jep nga një zarf Ermalit dhe Elvisin. Secili prej djemve lexon zarfin.

Ermali është ai që do fillojë provën i pari duke i mësuar Gentjanës leksione modelingu. Pas tij do të jetë Elvisi që do të vazhdojë provën duke u munduar që t’i mësojë Gentës notin. Provën do ta mbyllë Meti i cili do t’i bëjë masazh Gentës. Pak çaste më vonë bie gongu dhe prova për tre djemtë fillon.

Pjesa tjetër e konkurentëve merren me gatimin e drekës dhe vazhdojnë bisedat e tyre të zakonshme.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles