Wednesday, February 22, 2012

Genta “ngacmon” Elvisin, Ariola ndërhyn në bisedë


Një pjesë e banorëve qëndrojnë në oborr duke biseduar. Liam bën shaka duke u imituar konkurentëve ecjen e Gentës, gjatë momenteve që tre djemtë i mësojnë modeling. Banorët qeshin me të e Anila shprehet se e ka cilësuar Ermalin si Qetësori, fituesi i BB 2, duke qëndruar gjithë kohën në kuzhinë duke gatuar.

Në anën tjetër të sallonit, Genta i thotë Elvisit se ai nuk i ka dhuruar asgjë, ndërsa të gjithë banorët e tjerë e kanë bërë këtë gjest. Elvisi e pyet se çfarë do e ajo përgjigjet nëse Elvisi pranon të lidhen bashkë. Ariola i pyet: “Do martoheni bashkë?” e Elvisi përgjigjet se kur të dalë nga shtëpia e BB, nuk do të ketë lidhje me Gentën e kjo e fundit shton me shaka me do të krijojnë lidhje për të tërhequr audiencë. Elvisi shprehet me shaka se tani për tani janë duke bërë pregatitjet e Ariola ndërhyn përsëri duke i thënë Elvisit: “Përse nuk e puth Gentën?” e ai përgjigjet se nuk ka përsë t’a bëjë këtë veprim për qejfin e saj.

Këto komente vazhdojnë dhe për pak nga ana e Arjolës, e Genta i thotë që të mos bëjnë thashetheme për të. Arjola përgjigjet me shaka se ajo thjesht po i shpreh Elvisit se me Gentën, i sheh të përshtatur mirë në çift. Më pas Elvisi e Ariola e kalojnë bisedën tek vetja e tyre dhe bëjnë komente për pamjen e tyre te jashtme. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles