Më pas, pothuajse të gjithë banorët shkojnë në sallon dhe të ulur, fillojnë të bisedojnë. Graciano e këshillon Albulenën që të mos mërzitet, ndërsa ajo thotë: “Spo del historia”, duke pasur parasysh Erionin. “Gjithçka do të dalë”, e qetëson Graciano. Klaudia fajin për gjendjen e Albulenës ia hedh Arjolës, e cila ka thënë diçka për Erionin. Por Arjola shprehet se sjellja e saj e ka bërë që ta paraqesë në atë mënyrë. Klaudia sqaron se sipas asaj që i ka thënë Arjola, ka kuptuar se Albulena i rri ftohtë për shkak të Ermalit dhe jo sepse ka tip të ftohtë. Klaudja mendon se Arjola me qëllim ka dashur që t’i mbajë në distancë vajzat. Më pas ato ofendohen me njëra-tjetrën, duke përmendur kapacitetin që ka njëra, apo punën që bën tjetra.
Ndërsa vajzat flasin dhe debatojnë me njëra-tjetrën, banorët preferojnë të heshtin.