Anila e Graciano qëndrojnë në kopësht duke biseduar së pari për jetët e tyre personale e më pas kalojnë tek komentet për banorët. Anila shprehet se ka vënë re që Erioni e shikon në një mënyrë të çuditshme, por gjithsesi ajo është mësuar me këto vështrime e nuk do të bjerë pre. Ajo shton se nga të gjithë banorët, i vetmi që nuk druhet nga nominimi është Ermali.Më pas ata flasin dhe për mardhëniet që krijohen mes banorëve e aludojnë nëse do të krijohen lidhje brenda shtëpisë. Anila shprehet se po të krijoheshin lidhje, do të ishte bukur e Graciano përgjigjet se me siguri që do të krijohet ndonjë lidhje, por kjo do të ketë favore e disfavore.
Gracianos e Anilës i bashkohet dhe Ermali ne bisedën e tyre e Anila shprehet se sipas mendimit të saj lidhjet që krijohen brenda shtëpisë së BB, janë të destinuara të mbarojnë kur të dalin nga shtëpia. Ajo shton se dhe nëse dikush ka patur një mardhënie më parë, ajo do të ndryshojë pas daljes së partnerit apo partneres nga shtëpia e BB. Ermali shprehet se është dakort me mendimin e saj të parë, por në rastin e një lidhjes jashtë, nuk do të thotë që duhet të ndryshojë nëse mes partnerëve janë bërë gjërat të qarta.
0 comments:
Post a Comment